SPAK goditi mjekët në Shqipëri e Itali që mashtronin pacientët, por kush është “strumbullarja” që fshihet pas kësaj skeme

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit bëri të ditur dje se në bashkëpunim me autoritetet italiane,

 

kanë çmontuar një rrjet kriminal që dyshohet se ka kryer mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike. Gjatë aksionit, SPAK njofton se janë sekuestruar më shumë se 500.000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20.000 euro.

 

“Grupi i Organizuar Kriminal dyshohet se vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë. Me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet italiane. Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali.

 

Hetimi dokumentoi lëshimin e certifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.

 

Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë,” njoftoi SPAK.

 

Gazeta e njohur italiane, Corriere, shkruana se zanafilla e hetimit ishte zona e Treviglios. Strumbullarja është shqiptarja Elmonda Popa.

 

Biondja 38-vjeçare ishte arrestuar në mars të vitit 2021 për korrupsion me kalimin e shqiptarëve në kufi dhe favore për vota. Ajo për pak e kishte turpëruar kryebashkiakun Juri Imeri në prag të votimeve.

 

Popa qëndroi 20 ditë në qeli, por nga një telefonatë e saj, nisi i gjithë operacioni që solli të paktën 10 masa sigurie. Mes tyre janë dy mjekë italianë, Domenico Carriero, 65 vjeç dhe Domenico Paternico, 53 vjeç. Në arrest shtëpie është edhe një zyrtar, i quajtur Davide Luigi Vergani dhe një farmacist.

 

Po ashtu është arrestuar edhe Ndue Pulaj, që mendohet se është promotori i organizatës.

 

Në fillim të shkurtit 2021, Popa është përgjuar duke folur në telefon me Pulajn, shqiptarin 55-vjeçar.

 

“Vetëm që të kaloj doganën këtu, marr 600 euro,” thotë shqiptari, i cili sipas hetuesve shpjegon gjithçka në atë bisedë: si fitonte para me turizmin shëndetësor përmes certifikatave false, përfshirë kartat e shëndetit. Ai arrinte të sillte pa leje bashkëatdhetarët e tij, të cilëve iu ofroheshin ‘paketa udhëtimi’ me tarifa të sakta.

 

Popa ishte shumë e interesuar për këtë biznes, thuhet në dosjen me 556 faqe të autoriteteve italiane. Por pak ditë më vonë ajo do të binte në pranga. Avokati i saj thotë se ajo thjesht po mendon si të mbyllë çështjen.

 

“Elmonda Popa sigurisht nuk është promotore e këtij sistemi. Ajo është manipuluar. Bëri një gabim, por tani është person i lirë që po punon shumë dhe po rikuperohet mirë,” thotë ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...