Skandal/ Publikohet teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë (foto)

Edhe këtë vit teza e provimit të Maturës Shtetërore ka dalë jashtë institucioneve ku po zhvillohet provimi.

 

Teksa 33 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë janë duke iu nënshtruar provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duket se ata kanë bërë të mundur futjen e telefonave celularë në klasa, pavarësisht rregullave të rrepta, të ndjekura nga Ministria e Arsimit.

 

Edhe pse MAS ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e procesit, duke angazhuar rreth 7000 mësues në monitorimin e maturantëve, BalkanWeb ka arritur të sigurojë disa foto të testit të Gjuhës dhe Letërsisë rreth orës 10:30.

 

Fotot janë siguruar nga redaksia vetëm pak minuta pasi maturantët kanë hyrë në klasa, ku aktualisht po zhvillohet provimi.

 

Tezat që BalkanWeb disponon janë zbuluar nga një gjimnaz i ndodhur në zonat periferike dhe jo nga shkollat e qendrës dhe në to shihet qartë se janë pyetje që i përkasin variantit B.

 

Ndërkohë, vlen të theksohet se rregullorja e Maturës Shtetërore, e publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit parashikon ndjekje penale për personat që arrijnë të publikojnë këto materiale të rëndësisë së veçantë.

 

“Për çdo person të tretë, i cili publikon materiale të një rëndësie të veçantë , deri në çastin e përfundimit të kohës së testimit, ndaj individit që i ka publikuar do të kërkohet ndjekje penale nga organet përkatëse nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar”, nënvizohet në rregullore.

Kjo nuk është hera e para që Matura Shtetërore përfshihet në një skandal të tillë, me nxënësit që arrijnë të fusin brenda ambienteve ku zhvillohet testimi telefonat e tyre celularë, pavarësisht kontrollit të rreptë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...