Rrahu gruan pse nuk moli lopën, ajo e denoncon por i lutet policisë që të mos e arretojnë

Prej 18 vitesh ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë.

 

Ajo u rr ah nga kryefamiljari dhe kur një i afërm denoncoi, ajo pranoi të flasë e frikësuar dhe duke thënë mbyturazi se kishte frikë. Por në fund, tek gruaja me inicialet E.H ka mbizotëruar dashuria për të shoqin dhe duke pranuar se ishte dhnuar, ajo pranoi të kallëzojë me kushtin që mos ta arrstonin burrin, por me lutjen që t’i jepnin një urdhër mbrojtjeje.

 

Por rrëfimi i saj para policisë numër pesë sipas burimeve të Gazetasi.al ishte shqetesuest ndaj dhe oficerët vrapuan në shtëpinë e çiftit me pranga në duar. Gjithë dhnua e ushtruar ndaj gruas nga Kamza ishte ushtruar për hatër të një lope dhe se përse nëna e tre fëmijëve nuk ishte e gatshme të ndihmonte të vjehërrën.Gruaja që atë ditë ishte pushim dëshiroi të flerë pak më shumë gjumë në mëngjes.

 

Por jo, i shoqi i ka kërkuar që ajo të dalë nga shtëpia dhe të mjelë lopën.“Pashë që vjehrra u ngrit më shpejt dhe po merrej me mjeljen e lopës. Pasi bashkëshorti pa që e ëma po milte lopën më akuzoi se unë nuk e ndihmoja asnjëherë vjehrrën dhe se asnjëherë nuk e kisha mjelë lopën. “Ti je mësuar keq” më tha im shoq”, rrëfen sipas burimeve policore gruaja e dhunuar.

 

Në sherr e sipër gruaja ka kujtuar punën e madhe që bën në një fabrikë dhe punët e shtëpisë që e prisnin gjatë ditës. Madje ka akuzuar familjarët duke thënë “ju e keni zakon ta mbyllni gruan në shtëpi, nuk e lejoni atë që qoftë të flejë pak më gjatë në ditë pushimi”.“I shoqi, i nevrikosur në moment e ka goditur me shpulla duke i kujtuar se ajo ishte gruaja dhe duhet të bënte çfarë i thotë burri.

 

Këtë skenë e ka parë edhe vjehrra e cila i është lutur të birit të ndalojë dhe të mos kryejë veprime të tilla. Por kryefamiljari ka qenë i papërmbajtshëm”, pohojnë burimet e Gazetasi.al.“Më kapi për flokësh, më shtriu në divan dhe po më gjuante. Vjehrra qante dhe i lutej të ndalonte. Kur burri doli jashtë, i thashë vjehrrës se do ndahem nga djali i saj se nuk e duroj dot këtë veprim që bëri” .

 

Gruaja, sipas policisë me gjithë akuzat në shtëpi, nuk e ka njoftuar policinë. Pak më vonë, duke ja treguar se çfarë i ndodhi të ëmës me të cilën foli në telefon, ajo ka vepruar duke kërkuar vizitë të policisë në shtëpinë e çiftit.Kur policia mbërriti aty, gjeti gruan duke qarë dhe që shtoi: dua ti jap edhe një shans, mos e arrstoni por më jepni një urdhër mbrojtjeje që burri të më rrijë larg.

 

E pyetur nga policia se çfarë marrëdhëniesh kishte me të shoqin, ajo mban anën e tij.“Marrëdhëniet i kemi shumë të mira, por ndonjëherë bëhet shumë nevrik dhe kjo vjen pasi ai e do shumë nënën e tij dhe kërkon që unë ta ndihmoj”.Por e reja e cila punon dhe e ndihmon vjehrrën, ka treguar aspekte të tjera të kësaj dhne duke kujtuar raste të tjera, sipas burimeve të Gazetasi.al.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...