Një foto dhe shumë artistë, arrini ti njihni personat që janë në këtë foto?!

Këngëtari i njohur shqiptar, Luan Zhegu, i njohur para viteve 90 ka postuar në rrjete sociale foton e mëposhtme ku duket në praninë e shumë artistëve të tjerë.

 

“Nga Rubrika “Kujtime Rinie” foto e shkrepur nga mesi i viteve 1980 në qytetin e Sarandës, nga një turne me trupën e Teatrit të Varietesë së Tiranës (Estrada Tiranë)” – shkruan Zhegu.

 

Në foto janë përkatësisht: Ema Qazimi, Rabie Hyka, Luan Zhegu, Gugash Balena. Emra të rëndësishëm të skenës shqiptare që na kanë kënaqur.Luan Zhegu është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore.

 

I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë titullin “Mjeshtër i madh i skenës”.Një titull sa i merituar aq sa dhe pak i çuditshëm për sistemin e vlerësimit të artistëve të suksesshëm. Si të gjithë intelektualët shqiptarë dhe sot Luan Zhegu vuan zhgënjimet e një shoqërie që rri larg artistit të vërtetë.

 

Ai sot është i papunë me gjithë vlerat e tij, me gjithë titujt dhe kontributet e mëdha që ka dhënë ndër vite për muzikën shqiptare.Ndonëse nuk ndjehet kurrë larg nga ai lëmsh i madh shpirtëror që i shpërthen në një muzikë të plotë, të veçantë dhe tejet moderne. Interesi i tij për politikën nuk e ka larguar kurrë nga pasioni i tij i madh: muzika. Për të cilën ndjehet tërësisht xheloz. Me angazhimin e tij në politikë, përkatësisht me të majtën disa vite më parë, kantautori e dinte që ndërmerrte një risk.

 

Ai kishte bërë një emër të mirë në muzikë, por që nuk i kushtoi shumë, sepse asnjë fans i tij nuk u largua nga ky angazhim. Emri i tij mbeti i paprekur, bile mori vlera akoma më njerëzore. Edhe në pozicionet si kryetar minibashkie ai tregoi gjithnjë të njëjtin karakter: i qetë, i ndjeshëm, social, familjar dhe i ekuilibruar.Qëndronte pranë halleve të tjerëve me zemërgjerësi dhe thjeshtësi duke i ndihmuar sa mundej.

 

Ndonëse kandidimi i tij për deputet nuk pati fund te lumtur përsëri ai nuk e ndjen veten larg politikës, edhe pse fushata elektorale i solli largimin e gruas së tij nga puna. Indiferencën e politikës ndaj tij e justifikon me problemet e shumta dhe të papritura që sjellin situatat shqiptare njëra pas tjetrës.

 

Ai vazhdon të krijojë dhe të merret me muzikën e tij duke u përgatitur për kompeticionet më serioze të muzikës nga të cilat nuk mungon kurrë. Jeta, sipas tij, është e mbushur gjithnjë me të papritura. Çdo eksperiencë duhet të ruhet si Asi Spathi nën mëngë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...