Kjo po që paska super fat! Gruaja fitoi 2 herë lotarinë në të njëjtin vend

Kur të vijnë të mirat hapu derën, pasi nuk duhet që t’i thuhet fatit “jo”, apo t’i bësh numra fatit. Ka persona që e dinë mjaft mirë dicka të tillë.

 

Një grua e cila fitoi një xhekpot prej 250,000 dollarësh në vitin 2020, fitoi një xhekpot prej 200,000 dollarësh këtë muaj nga një biletë e blerë nga i njëjti dyqan.Gruaja nga Midlands bleu një biletë gërvishtëse 20X The Money nga Dyqani ‘Spring Valley’ në Kolumbi javën e kaluar dhe fitoi një çmim kryesor prej 200,000 dollarë.

 

Gruaja mblodhi më parë një çmim prej 250,000 dollarësh nga një tjetër biletë gërvishtëse nga i njëjti dyqan në vitin 2020, edhe ajo u tha zyrtarëve se ishte me të njëjtët njerëz të dyja herët që fitoi.

 

Ajo shprehet se këtë herë dëshiron të blej një shtëpi dhe duket se me këto fitore i ka të sigurta blerjet e shtëpive, pasi nuk janë dhe aq të pamundura.Po ju miq, si jeni me fatin?! A keni fat në lotari e në dashuri?! Apo pyetja më e saktë nëse doni të keni më shumë fat në dashuri, apo në lotari?!

TE TJERA

spot_img