“Fitoi shumë lekë prej meje, nuk i shkova dot në varrim”, Çani për Ard Daullxhiun: Më erdhi shumë keq

Më 6 qershor u nda nga jeta një personazh atipik, Ardi Daullxhiu.

Daullxhiu ishte “pagëzuar” nga Arian Çani si i “mjeri më i famshëm në Shqipëri” kjo edhe për shkak të daljeve të shpeshta në studio ku bënte apel për ta ndihmuar.

Çani, i dha hapësirën Daullxhiut që të kërkonte ndihmë nëpërmjet ftesave në emisionin e tij. Gjatë emisionit mbrëmjen e djeshme, Çani u ndal tek humbja e papritur e Daullxhiut. Ai u shpreh se e ka dashur shumë këtë personazh.

“Le të shohim një kolazh me rastin e Ard Daullxhiut, që kishte filluar në rrjete sociale të shfaqte mjerimin e tij, por sigurisht u bë i njohur në këtë emision, sepse ishte një kohë, me vite duhet thënë që ai vinte çdo javë. Një moment të caktuar ai e ndërpreu, nuk erdhi më, nuk e di se pse. Unë i thoja pse nuk vjen sepse kur erdhi këtu mblodhi shumë para.

Unë e ndihmoja me biznesmenë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, i jepnin gjithë ato para. Ardi i shkretë njihej si i mjeri më i famshëm në Shqipëri, e kisha pagëzuar unë me këtë emër. Ishte i famshëm sepse nga të vetmit ai e ekspozonte mjerimin e tij në rrjete sociale, nuk kishte tabu, nuk kishte turp. Unë e kam dashur shumë, shumë njerëz e kanë dashur.

I kërkova ndihmë Currit si teolog edhe si filozof që të na hedhë pak dritë mbi raportin që krijojnë humanët dhe pse i vjen keq, dhe pse ndihen mirë kur e shohin atë cila është arsyeja e vërtetë, çfarë fshihet brenda nesh, është thjeshte zemërgjerësi apo është cinizëm, është një lloj ngushëllimi që ka dhe më keq se ne.

Ardi Daullxhiu iku në një moshë të re, në momente të tmerrshme duke ikur në spital me biçikletën e tij i shkreti. Biçikleta kishte një vend mbrapa ku ulej goca e tij e vogël. Mua më lajmëruan që në mëngjes. Duhet të ishte një mjek urgjence. Më tha kështu ndodhi. Thashë mos. Isha shumë larg Durrësit dhe ishte e pamundur që të shkoja. Plus nuk shkoj dot në asnjë varrim”, tha Çani.

Me tej Cani ka treguar se dy vitet e fundit ai e ka ftuar vazhdimisht ne emision Ardin por ai nuk ka pranuar te shoje..

TE TJERA

spot_img