Artemis është gjallë! Një letër anonime gëzon familjarët e shqiptares së zhdukur në Greqi

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me zhdukjen e vajzës shqiptare në Greqi, Artemis Vasilis.

 

Familja e vajzës ka marrë një letër nga një person i panjohur ku shkruhet se ajo është gjallë.Mediat greke raportojnë se letra i është dorëzuar avokatit të familjes, Anastasios Dougas në zyrën që ai mban në Selanik.

 

Në letrën e publikuar nga Protothema shkruhet se; “Kushtojini vëmendje këtij informacioni, është serioz. Artemis Vassilis është gjallë. Ajo po mbahet kundër dëshirës së saj nga dy burra.Herë pas here ajo transferohej në një lokacion tjetër dhe një lëvizje e tillë ishte bërë pak ditë më parë për faktin se çështja ishte rihapur dhe shfaqur në kanale.

 

MENJËHERË TË NDASH CDO INFORMACION TË PUBLIKUT PASI AKTORËT TË MONITOROHEN DHE JANË NE ALARM”, shkruhet në letrën e dërguar.“Lëvizje të dyshimta vërehen edhe në strehën nëntokësore midis dy 37 ° ** ‘**. **” N 23 ° **’ **. ** “

 

E. Shtëpia e dytë ka edhe atë bodrum. Artemis ndoshta po mbahet atje. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Nëse ajo bën një gabim…”, thuhet ndër të tjera në letër.Po ashtu në këtë letër, personi në fjalë që e ka dërguar tregon koordinata në Koropi nga është zhdukur Artemida.

 

Kujtojmë se e reja shqiptare u zhduk mëngjesin e 16 tetorit të 2020, ku doli nga shtëpia për të bërë një intervistë pune nga e cila nuk u kthye më kurrë. Që prej asaj kohe ajo ka humbur çdo kontakt me familjen e saj.

TE TJERA

spot_img