SKANDAL/ Kushëriri u grabiti pronën, drejtësia “çuditërisht” favorizon hajdutët

Ilia dhe Marko Koka denoncuan në Stop se si kushëriri i tyre, Elidon Gjikoka, i cili u kishte marrë me qira pronën dhe disa objekte turistike buzë detit në Dhërmi, u grabiti pronën me dokumente të falsifikuar dhe me ryshfet.

 

E gjithë procedura kryesisht u bë në Vlorë dhe konfirmimi përfundimtar u mor nga Tirana. Disa ditë pasi “Stop” transmetoi këtë rast, njëri nga vëllezërit Koka, Markoja, ndërroi jetë.

 

Në Prokurorinë e Tiranës u regjistrua procedimi penal për Elidon Gjikokën i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe sipas informacioneve, ndodhet në Angli me familjen e tij.

 

Për këtë çështje po heton paralelisht edhe prokuroria e Vlorës. Prokurori Ervin Karanxha konfirmoi, se shumë shpejt do shohim dhe rezultate konkrete mbi të gjithë personat, që janë përfshirë në tjetërsimin e pronës.

 

Në seancën paraprake gjyqtari Enkel Peza ka hequr përgjegjësitë penale për të gjithë ata, që çuan dy prokuroritë. Prokurori i Vlorës, Albert Kuliqi, duket qartë që favorizon të akuzuarit, që vetë ai ka dërguar në gjykatë si të pandehur, duke mos e apeluar vendimin e gjyqtarit Peza.

 

TE TJERA

spot_img