Rrëfehet pacienti i parë që u shërua nga kanceri: Shpërtheva në lot, mora mamin në telefon

Një nga pacientët që mori pjesë në provën e ilaçit të ri të që zhduk kancerin, ka rrëfyer se ka shpërthyer në lot kur mori vesh se ishte shëruar.

 

Në fillim të kësaj jave, një ekip shkencëtarësh thanë se besonin se kishin bërë një përparim të madh në luftën kundër kancerit të zorrës së trashë.

 

Studimi zbuloi se ilaçi dostarlimab, i cili zëvendëson antitrupat në trupin e njeriut, rezultoi i suksesshëm në mposhtjen e sëmundjes.

 

Pacientët e pinin ilaçin çdo tre javë për gjashtë muaj dhe u shëruan 100%.

 

Ata më pas iu nënshtruan një sërë testesh dhe ekzaminimesh fizike për të kontrolluar përparimin e tyre dhe brenda një viti nga studimi i kryer, secili nga 18 pacientët që morën pjesë rezultoi i shëndetshëm.

 

Por jo vetëm kaq, testi zbuloi gjithashtu se asnjë nga pacientët nuk pësoi ndonjë ndërlikim serioz si rezultat i provës.

 

Pavarësisht se është një mostër e vogël, është e zakonshme që rreth një në pesë pacientë të shfaqin një reagim negativ ndaj barnave të tilla.

 

Një nga ata që mori pjesë ishte Imtiaz, i cili tha se shpërtheu në lot kur iu dha lajmi i pabesueshëm.

 

Imtiaz tha: “I thashë familjes sime. Ata nuk më besuan. Gjëja e parë që bëra, mora mamin dhe të dy qanim.”

 

Pacienti tjetër Avery foli gjithashtu për momentin kur u tha se ishin pa kancer. Ai tha: “Bota u ndal për një sekondë dhe unë nuk mund ta besoja.”

TE TJERA

spot_img