Ooo më në fund…/ Getoar Selimi poston për herë të parë një foto me të bijën

Sa hermetikë jeni nga 0 te Getoar Selimi? Reperi mund të shërbejë si pika më ekstreme e të qenit privat, aq shumë sa u deshën 6 muaj nga ardhja në jetë e vajzës së tij, Marget, që ai të publikonte një foto me të.

 

Marina Vjollca dhe Getoari i njohur edhe si Ghetto Geasy mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë në nëntor të 2021. Edhe pse të dy po e mbajnë të voglën e tyre larg rrjeteve sociale, moderatorja është treguar më dorëlëshuar pas hera-herës poston momente me Marget.

 

Ndryshe nga ajo, reperi nuk kishte publikuar asnjë foto, deri ditën e sotme. Ai më në fund ka ndarë një foto me të bijën në krahë teksa shihen në plazh. Geti i dhuron një puthje vogëlushes, teksa ka shkruar “Jeta e babës”. Nuk mungoi dhe një koment nga mami Marina, e cila i shkruan: “Bota ime”.

 

Marina së fundmi ka rrëfyer nëse ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër pas Marget. “Fëmijë të dytë, e të tretë, e të katërt, nuk ndaloj unë tani.”- tha ajo për “T7” duke shtuar po e përballon shumë mirë edhe punën në ekran, biznes dhe rritjen e fëmijës.

 

TE TJERA

spot_img