O Zot, çfarë bëra? Si rrallë herë Eni Çobani preket nga fjalet e vajzës, cfare ndodhi ne Shihemi ne gjyq…

Ka qenë një seancë ndryshe ajo e ndërmjetësimit te “Shihemi në Gjyq”. Një konflikt i rënduar midis një nëne dhe vajzës së saj.

Prej 6 muajsh, Eglantina është shpërngulur në shtëpinë e së ëmës së bashku me vajzën pas ndarjes nga bashkëshorti. Ajo ndodhet në procesin gjyqësor të përpjestimit të pasurisë dhe kujdestarisë për djalin, që aktualisht qëndron me të atin.

Merita i kërkon të largohet nga shtëpia për shkak të hapësirës së vogël të shtëpisë që ka duke i thënë se Eglantina ka mjaftueshëm prona. Nga ana tjetër, Eglantina i kërkon kohë. Por cila është arsyeja e ndarjes së saj nga bashkëshorti?

Eglantina: Jam martuar në 2006. Nga kjo martesë erdhën dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Nuk e kam kaluar jetën vaj, si të gjithë familjet, por kam kapërdirë shumë. Në 2015 më ndodhi njëherë kjo situatë dhe kthehem te babi e i them: Unë nuk jetoj më me atë njeri.

Në shtëpinë time ai ka sjellë dikë tjetër. Dhe babi më thotë: “Ul kokën, vetë e deshe, shko aty, ke fëmijët e vegjël, mos shkatërro familjen, të gjithë burrat e bëjnë”. “Si e bëjnë”, i thashë babit tim, “Si e bëjnë përpara gruas, në krevatin e gruas së vet?” Fola me njerëzit dhe iu thashë: “Largojeni atë femër nga ai vend që punon te ju”.

Eni Çobani: Ajo punonte te bashkëshorti yt? Eglantina: Punonte te njerëzit e tij. Fati im, lutjet e mia ditë pas dite, kisha djalin 5 vjeç dhe vajzën 3 vjeçe. Ishte viti 2015, lutjet e mia u dëgjuan dhe asaj i doli fati iku diku larg dhe mendova se do jem e qetë.

Merita: Po ty të sillte në Itali te ne, e vendin e kishte plot ai. Eglantina: A nuk më the “familjen mos e shkatërro”? Dhe unë e bëra këtë gjë, mendova se nuk do përsëritej më. Mendova që pas ikjes së saj diku jashtë, do vazhdonte jeta për ne, por jeta për mua paska qenë një sakrificë. Ai sëmuret. A e di ti mami se si i kam kaluar unë netët? A e di si jam bërë vetë burrë, vetë grua?

Merrja makinën natën dhe e çoja në urgjencë e asnjë nuk ma dinte, thoshin që e sëmura unë. Çfarë e sëmura unë, çfarë më plotësoi ai mua që ëndërr të vetme kisha të isha një artiste, të kthehesha në Tiranë dhe ai vazhdonte të investonte për të më mbytur? Unë pretendoja që nga fshati të dilja në qytet dhe groposesha dita-ditës, mbyllja gojën për hir të fëmijëve, për mos të ardhur në këtë gradë

TE TJERA

spot_img