“Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, Sali Berisha zbulon planet e tij për PD-në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në Elbasan me një grupo intelektualësh,

Gjatë këtij takimi Berisha u shpreh se në 9 muajt e fundit PD kaloi në një proces rithemelimi, duke ringritur në këmbë partinë.

Berisha tha mes të tjerash se sot më shumë se kurrë, interesi kombëtar është vënë në rrezik, si asnjëherë më parë.

“Në një hark kohor 9 mujor, ndoshta dhe të zgjatur më shumë se duhej, PD kaloi një proces rithemelimi. Vendosi disa rregulla, ndryshime thelbësore statutore, sot të gjithë drejtuesit tuaj janë tuajit, i keni zgjedhur vetë dhe nuk do caktohen më nga ne. Kjo ka një vlerë të madhe sepse zhdërvjelltëson format e përfaqësimit.

Të zgjedhurit do t’u shërbejnë ju, dhe ky është hapi i parë i rëndësishëm, por ama, po ta marrim në realitet ne në këtë periudhë kemi ringrit në këmbë PD, se kishte kaluar nga disfata në disfatë, dhe në fund në mënyrën më të padenjë po shndërrohej në një shtojcë të PS.

Këto arritje kërkojnë me etje të madhe, hapjen e PD drejt vlerave, njerëzit që kanë ideale, të ndershëm, që e kuptojnë se dashuria për këtë vend është kusht elementar.

Sot më shumë se kurrë ky interes është në kërcenim, kjo është një e vërtetë absolute. Në memorien time nuk di një moment në të cilin interesi kombëtar, i qytetarëve, biznesmenëve, e me radhë, të jetë përkeqësuar, rrokullisur sinkronisht në këtë mënyrë”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...