Itali/ Dy shqiptarë s’i ndalojnë policisë, arratisen dhe më pas aksidentohen, vdes një 26-vjeçar

Një shqiptar, vetëm 26 vjeç, ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se ai ka qenë në makinë me një shokun e tij, kur i është bërë shenjë nga policia që të ndalonte, por nuk e ka bërë.

 

Dy shqiptarët kanë tentuar të arratisen, por kanë humbur kontrollin e mjetit dhe makina ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë ka humbur jetën Redon Abazi, ndërsa shoku i tij është përjekur që të largohej nga vendi aksidentit.

 

Mirëpo, policia e ka ndjekur nga pas. Fillimisht, shqiptari i mbijetuar, i ka dhunuar policët, por më pas është bërë i mundur arrestimi i tij.

 

31-vjeçari Behar Roshi pritet të vuajë mbi 4 vite burg.

TE TJERA

spot_img