Gjermanët e shpallën “non grata”, reagon Berisha: Unë kam përkrahjen e shqiptarëve

Sali Berisha është pyetur sot nga gazetarët lidhur me deklaratën e bërë nga raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer.

 

Ky i fundit deklaroi në emër të CDU, se ata nuk do bashkëpunojnë me një person të shpallur “non grata” nga SHBA.

 

“Këtë betejë Sali Berisha nuk e ka nisur me asnjë përkrahje të askujt përveç shqiptarëve.

 

Ju garantoj se çdo ditë ndihem më i motivuar se kurrë nga mbështetja e shqiptarëve. Ju besoj jeni dëshmitarë të kësaj”- u përgjigj Berisha.

 

Kujtojmë se gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë, deputeti i CDU-së Peter Beyer theksoi se Gjermania do të qëndrojë krah SHBA-ve në vendimin për të mos bashkëpunuar me persona të shpallur non-grata.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...