Dalin pamjet, trafikantët e ilaçeve numërojnë tufat e parave dhe i shkëmbejnë dorazi

Policia e Bergamos dhe Karabinierët e Milanos, në bashkëpunim me Policinë Shqiptare, kanë ekzekutuar 10 masa sigurie ndaj një grupi kriminal të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë pasi akuzohen për emigracion të paligjshëm,

 

mashtrime ndaj Sistemit Shëndetësor Italian, korrupsion, krime të falsifikimit dhe trafikim të paligjshëm të drogës. Shtatë persona janë arrestuar dhe tre janë në kërkim. Njëkohësisht është ekzekutuar edhe një aktvendim për sekuestrimin e mbi 500 mijë eurove në llogaritë rrjedhëse që u atribuohen të dyshuarve.

 

Masat paraprake (6 me burg, 3 arrest shtëpie dhe 1 me detyrim paraqitje) dhe kontrollet u kryen nën udhëheqjen e Eurojust-it, i cili ngriti një grup të përbashkët hetimor si në territorin italian, në provincat e Milanos, Kremones dhe Monza dhe Brianza por edhe në Shqipëri. Hetimi është unik në llojin e tij pasi ka zbuluar një bandë kriminale, që vepron midis provincës së Milanos dhe Shqipërisë, e aftë për t’u ofruar qytetarëve shqiptarë një gamë shërbimesh, si aksesi në shërbime të shtrenjta shëndetësore spitale private në Lombardi; e drejta për të hyrë në Itali për arsye shëndetësore në periudhën kur udhëtimet ishin të kufizuara për shkak të emergjencës pandemike. Një treg i zi barnash është zbuluar pasi, ilacet merreshin nga shoqata në Itali dhe me bashkëpunimin e disa farmacive, eksportoheshin ilegalisht në Shqipëri dhe tregtoheshin më pas ilegalisht.

 

Nga hetimet është zbuluar se mjekët e korruptuar në Shqipëri dhe Itali lëshonin dokumenta të rreme që vërtetonin nevojën urgjente të shqiptarëve për shërbime shëndetësore në Itali duke lejuar hyrjen e tyre në Itali. Banda kriminale në sajë të një aktiviteti korruptiv sistematik të punonjësve publikë, siguronte lëshimin e kartave të shëndetit në emër të subjekteve të huaja, të cilët më pas përfitonin kujdes shëndetësor falas por edhe ilaçe. Nga hetimet është zbuluar një shtetas shqiptar me letra italiane i cili konsiderohet si lidhja mes bandës kriminale dhe punonjësve të ndryshëm shëndetësor. Përmes pamjeve të kapura nga përgjimet ambientale të personave të përfshirë në këtë bandë u bë zbulimi i shumave që mjekët dhe infermierët merrnin për punën që bënin.

 

Nga përgjimet telefonike dhe ambientale, është bërë e mundur sekuestrimi i barnave me vlerë 20 mijë euro. Nga hetimet u konstatua regjistrimi i parregullt në sistemin shëndetësor kombëtar italian i të paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin. Gjatë aksionit të përbashkët më 10 qershor, në Itali u arrestuan 6 (gjashtë) të dyshuar dhe u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro.

 

 

 

TE TJERA

spot_img