Cubi e quajti aktor të dobët, Olsi ja kthen përgjigjen siç nuk e priste askush… (foto)

“Aktori më i keq për mua është Olsi Bylyku. E thashë se plasa, ta marri vesh pra Olsi”, tha Cubi një nga aktoret e Klanifornias dhe lajmi u bë viral në cdo portal.

Megjithatë përgjigjen e ka marrë sot nga Olsi kur ky fundit duket se e ka kaluar me sportivitet deklaratën e koleges së tij me të cilën ndan shpesh edhe role në skenë.

“Kënaqësi kur punon me aktorë të mirë! Cubi Metkaj aktorja më e dobët e Klanifornias”, shkruan Olsi në këtë Instastory që ka postuar në Instagram.

Olsi Bylyku është nga prurjet e reja të stafit të Klanifornias, pasi pjesa më e madhe e tyre duke filluar nga Jul Deda, Eglein Laknori, Albano Bogdo, Cubi etj kanë interpretuar me njëri-tjetrin në Apartament 2XL, Duplex, etj.

TE TJERA

spot_img