Rama “dush të ftohtë” ministrave, “ankohet” Ahmetaj: Na la mbi 20 e ca detyra…

Zv.Kryeministri Arben Ahmetajn, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u shpreh se i pari i qeverisë, Edi Rama u ka lënë mbi 20 detyra për tu realizuar.

Ahmetaj u pyet nëse do të hiqet Bordi i Transparencës për çmimet e hidrokarbureve, ndërsa konfirmoi se ky bord do të vijojë të jetë prezent, duke shtuar se abuzimet me çmimet do të luftohen në çdo mënyrë.

“Qeveria punon çdo ditë dhe morëm mbi 20 e ca detyra që kryeministri dha për kabinetin në raport me ndjekjen e politikave për përballimin e krizës. Është krizë e shkaktuar nga njeriu dhe bllokimi i rrugëve të furnizimit.

Por qeveria do ti përdorë të gjithë instrumentet e duhura për të frenuar rritjen abuzive të çmimeve. Çdo instrument që vlen për të frenuar abuzimet do të funksionojë”, theksoi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...