‘Nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik’, Enca flet për jetën private

Tani që Enca jeton prej kohësh në Dubai, ka mundësi të na tregojë më shumë për jetën atje.

Këngëtarja ishte e ftuar në “Goca dhe gra” ku tregoi se në Dubai mund të bëhet dhe një jetë e thjeshtë dhe e ndershme. Sa i përket skandalit Dubai Porta Potty, Enca tha se këto gjëra mund të ndodhin edhe në Shqipëri e në vende të tjera, ndërsa nga ana tjetër shtoi se nuk është e lehtë që të gjesh një sheik atje.

“Në fillim mendova që nuk duhej të reagoja, por në momentin që shoh emrin tim, kur në fund të ditës të gjithë e dinë se kush është Enca e sa vite ka që punon.

Nuk domethënë që duhet të bësh gjëra skandaloze apo të kesh një dashnor apo të bësh gjëra imorale që të shkosh me pushime në një vend. Gjëja që u ndjeva me fyer jo vetëm si Enca por si vajzë, është dashakeqësia e portaleve shqiptare.

Skandali i Porta Potty nuk ndodh vetëm në Dubai por edhe në Shqipëri. Unë në Dubai kam shumë shoqe të miat që jetojnë një jetë të thjeshtë, bëjnë punë të ndershme, nuk gjykoj asnjë vajzë në botë sepse secili e bën llogarinë vetë në fund të ditës. Nuk ke nevojë të shkosh në Dubai për tu bërë eskortë.

Që para se të dilte ky lajm, që herët e para që kam shkuar në Dubai, njerëzit thonin me kë ke shkuar ke gjetur ndonjë sheik? Në radhë të parë në Dubai mund të shkosh për pushime, në radhë të dytë atje ka mijëra vajza të bukura dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik, jo të gjithë që veshin veshe tradicionale janë sheikë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...