Floriana Garo tregon këshillat që i ka dhënë Berisha: Kënaqësi që i dëgjova nga ai

Prej një viti pjesë e selisë blu, në krah të liderit aktual të saj, Sali Berisha, Floriana Garo ka nisur hapat në politikë.

 

Një rrugëtim i ri i cili fillimisht e angazhoi me fushën mediatike, por ndërkohë vuri re se nisën t’i drejtoheshin edhe pyetje lidhur me zgjedhjen e saj. Në “Rudina” në Tv Klan, Floriana tregon se dashamirësit e saj nisën të ndaheshin midis “pse kjo zgjedhje” dhe të tjerë në përkrahës të PD-së. Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje të rëndësishme, Garo përmbledh të gjitha motivet që e drejtuan atë në politikë, e veçanërisht në PD, marrëdhënien e saj me zotin Berisha dhe këshilla të vlefshme që ka marrë prej tij.

 

Rudina Magjistari: Pse tek PD-ja? Ti beson tek e djathta, është imazhi i PD-së, simboli, ndoshta drejtuesi historik i saj i cili mund të ketë qenë një frymëzim për ty?

 

Floriana Garo: Unë besoj tek e djathta. Parimet e mia janë të djathta, unë besoj te konkurrenca, te meritokracia. Fakti që PD po kthehet në konservatore tashmë edhe pse përpara nuk ka qenë ekzaktësisht e tillë, edhe pse në vitet ’90, po, do të thoja që e ka vlerësuar konservatorizmin dhe traditën, familjen, të gjitha këto janë vlera që unë i besoj. Por sidomos meritokracia dhe konkurrenca që janë vlera tipike të së djathtës dhe që unë e kam përjetuar dhe e kam dashur lirinë, demokracinë gjithmonë, edhe e nxitur nga jetesa në Amerikë, edhe jetesa që kam bërë në Shqipëri.

 

Unë kam qenë gjithmonë shumë e pavarur dhe iniciatore për të krijuar sipërmarrjet e mia, këto vlera unë patjetër që i kam mbajtur dhe pastaj duke menduar që këtu përputhesha unë më shumë. Patjetër që edhe marrëdhënia me zotin Berisha, unë e kam takuar para 10 vitesh dhe kemi patur një miqësi në kohë dhe sigurisht ai duke e vlerësuar dhe parë gjithmonë me shumë admirim, patjetër ka qenë një figurë që kam dashur t’i bashkohem dhe të jem pranë tij.

 

Rudina Magjistari: Mes shumë takimeve dhe bashkëpunimeve, fakti që ke qëndruar gjithmonë pranë, ke qenë në krah të djathtë të tij.

 

Floriana Garo: Pikërisht, unë vazhdoj të jem. Unë jam zëdhënësja e PD, desha ta cilësoja këtë gjë sepse jam prezantuar më parë si drejtoreshë e komunikimit të Foltores sepse atëherë e tillë ishte situata. Ndërkohë tanimë jam së fundmi e zgjedhur si anëtare e Kryesisë së PD dhe mund të them që është një nder shumë i madh për mua. Tani jam në politikën e vërtetë, deri tani kam qenë edhe në pjesën mediatike, kështu që ky do jetë një rrugëtim i ri që do jetë edhe sfidues për mua, mendoj.

 

Rudina Magjistari: Të ka dhënë ndonjë këshillë zoti Berisha si njeri pa diskutim me shumë eksperiencë dhe përvojë në këtë fushë? Ti duke qenë e re, edhe grua besoj, sepse sigurisht është një sfidë më vete dhe ky fakt.

 

Floriana Garo: Ai më ka dhënë disa këshilla që unë mundohem t’i kem parasysh gjithmonë. Mbi të gjitha, ka thënë që nëse do të jesh në politikë, ti duhet të bëhesh avokatja e njerëzve, pra t’i mbrosh ata, t’i mbrosh të gjitha dëshirat dhe synimet e tyre dhe kur ata janë të pambrojtur, ti duhet të jesh aty për të folur dhe për të luftuar për ta. Dhe krahas saj, të qëndroj grua e qetë në debate televizive, ishte kënaqësi kur e dëgjova nga zoti Berisha këtë gjë.

 

Ajo argumenton se ndonëse është tashmë e zakonshme të shohim diçka të tillë në media sepse tërheq edhe audiencën, në bazë të këshillës së ish-kryeministrit, një e folur e qetë përcjell mesazhin në mënyrën e duhur.

 

Floriana Garo: Zoti Berisha ma ka shprehur qartazi që nuk është mirë sepse edhe shikuesi nuk të kupton siç duhet, ka një tjetër perceptim kur je duke bërtitur dhe duke thënë atë që në qetësi e thua kur të vjen radha për të folur./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...