“Familja më thërret…”, Floriana Garo zbulon emrin ‘sekret’

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte e ftuar Floriana Garo, anëtare e Partisë Demokratike për të diskutuar pozicionin e saj në politikë dhe lidhjen mes saj dhe medias. Rudina Magjistari kishte përgatitur 31 pyetje për ta njohur më tepër Floriana Garon në një prizëm tjetër.

 

Rudina Magjistari: Cila është një dhunti, një aftësi e jotja, një talent, një pasion që ti e ke ndjekur prej kohësh, por ne ende nuk e dimë, publiku ende nuk e di prej teje? Diçka që ndoshta do të na surprizoje, që ndoshta di ta bësh mirë në shtëpi ?

 

Floriana Garo: Unë do thoja aftësia ime për të mësuar gjuhë të huaja, p.sh unë frëngjishten e kam mësuar tani vonë edhe e kam mësuar mirë do thoja.

 

Rudina Magjistari: Bravo! Suksese!

 

Floriana Garo: Faleminderit! Më ka ndihmuar. Nuk e imagjinoja dot veten që të rrija aty dhe të pyesja gjatë gjithë kohës “Çfarë tha?”… ishte frustruese.

 

Rudina Magjistari: Të ka ndihmuar Gjeneva sigurisht dhe ka qenë shumë më e lehtë. Vendi më i preferuar në botë për ty?

 

Floriana Garo: Do thoja Parisi, Italia. Mundohem që në këto vende të shkoj shpesh, por pa diskutim që Nju Jorku mbetet dashuria ime e përjetshme, pasi kam shumë kujtime.

 

Rudina Magjistari: Si do ta përshkruaje veten me tre fjalë? Kjo është pyetje shumë e vështirë, e di.

 

Floriana Garo: Unë do ta përshkruaja veten guximtare, pozitive dhe me intuitë të fortë.

 

Rudina Magjistari: Çfarë të frikëson më shumë në jetë?

 

Floriana Garo: Të humburit stabilitetin që mundohem të krijoj gjithmonë. Balanca është shumë e rëndësishme në jetën time dhe nuk dua të ketë ekstreme situatash ose ulje-ngritje shumë të mëdha. Mundohem të qëndroj në qendër dhe në mes.

 

Rudina Magjistari: Cili është pseudonimi ose një emër përkëdhelës që mund të të kenë thirrur kur ke qenë e vogël?

 

Floriana Garo: Unë kam një emër tjetër, që jo shumë njerëz e dinë që është Lola. Lola mua më thërret familja ime.

 

Rudina Magjistari: S’e kisha dëgjuar këtë.

 

Floriana Garo: Se gjithmonë në Klan më kanë thirrur Floriana.

 

Rudina Magjistari: Në Klan dhe kudo, edhe në publik./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...