Vuçiç “elozhe” për Ramën: Ai është lider, nuk hoqi dorë nga Ballkani i Hapur!

Aleksandër Vuçiç e ka quajtur sot Edi Ramën një lider.

Sipas tij, Rama nuk ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur edhe kur është përballur me presione të mëdha. Rama dhe Vuçiç njihen për lidhjen e tyre miqësore, edhe pse presidenti serb, ende nuk njeh pavarsinë e Kosovës dhe serbët nuk pranojnë krimet e luftës.

Vuçiç tha:

Në javën e ardhshme do të kemi video konferencë që të vijojmë përgatitjet tona dhe të arrijmë të sigurojmë gjetjet më të mira për të ndihmuar njëri tjetrin. Të bashkëpunojmë dhe të gjejmë zgjidhje që njerëzit të jetojnë më mirë.

Rezultatet nuk mund të jepen menjëherë, por do ti shohim çdo ditë. Ne do të luftojmë për një jetë më të mirë për të gjitha qytetarëve tonë dhe të ulim të gjitha procedura burokratike. Sot kemi arritur shumë në raportet, si të këmbimeve tregtare por edhe integrimit.

Ne nuk kërkojmë asgjë nga Maqedonia, vetëm dëshirojmë të kemi marrëdhënie miqësore, dhe falënderoj Ramën se edhe ku kemi qenë në presion nga anë të ndryshme dhe kur është dashur të heqë dorë nga Open Balkan, ka treguar fuqi të madhe të liderit. Si kryetari i Serbisë i kam borxh një falënderim të madh se pa fuqinë e tij Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetojnë

TE TJERA

spot_img