“Nuk do t’i fus llapën…! Debat mes Fatmës dhe Arminës, për puthjet mes burrit dhe gruas

Puthjet pasiononte të Travis Barker dhe Kourtney Kardashian janë bërë shkak i një debati mes Armina Mevlanit dhe Fatma Haxhialiut.

 

Mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” është folur rreth puthjeve në çift në publik dhe në praninë e të tjerëve. Për habinë e shumëkujt, blogerja ishte kundër puthjeve me partnerin e saj në praninë e shoqërisë apo familjarëve.Ajo tha se edhe prindërve ua kishte ndaluar puthjet e gjata në buzë në sytë e saj teksa nuk u kursye kur tha se do ‘do i fus llapën në publik partnerit’.“Nuk do t’i fus llapën.

 

Latë nam. Më duket shumë mungesë respekt. Është tjetër gjë një puthje momentale, përqafim, shtrëngim dore, puthje ne faqe. Ka puthje dhe puthje. Ka puthje që zgjasin dhe më duket mungesë respekti se është intimitet. Nuk e kam lejuar puthjen e prindërve të mi në sytë e mi. Unë nuk e bëj këtë gjë në sytë e shoqërisë sime se nuk jam adoleshente.”- tha ajo.

 

Ndryshe prej saj, Fatma është e mendimit se puthjet nuk kanë asgjë të gabuar. Moderatorja e quajti injorancë qëndrimin e Arminës duke thënë:“Injorancë totale. Është zgjedhja jote, jo mungesë respekti. Çfarë halli ke ti se puth unë burrin tim. Unë jam puthur para babait tim dhe nuk po puthem para atij që i kam bërë kokën.

 

Nëse të vjen për të puthur burrin nuk do presësh sa të ikësh në shtëpi.” Si përfundim ato nuk ranë në një mendim. Megjithëse vlen të theksohet se ky debat është shumë i nxehtë edhe në SHBA.

TE TJERA

spot_img