“Italianët më lagën me…”/ Doli pa rroba në mes të Romës, ish-konkurrentja e “Për’puthen” tregon reagimet: Djali i madh s’më flet me gojë

Festa e çmendur e ish-konkurentes së “Përputhen +40”, Lindita Bimi, Romës bëri xhiron e rrjetit pak kohë më parë.

 

Pas triumfit të Romës në Conference Leauge ndaj Feynoord, ajo doli live në “Instagram”, duke festuar me tifozët italianë ndërsa hoqi reçipetat në mes të Romës.

 

Ish-konkurrentja e Për’puthen ka folur për herë të parë për momente virale në rrjetet sociale, duke sqaruar se iu kishte premtuar tifozëve se do të zhvishej nëse Roma do të fitonte. Lindita sqaroi se ishte me disa mikesha të sajat në Romë, ndërsa po realizonte videon-live në Instagram.

 

“Unë jam aty, ma kanë publikuar të tjerët këtë video. Pata dhënë një premtim që po fitoi Roma do zhvishem. E thashë në formë shakaje dhe e bëra me vërtet. Në një video live të gjithë po më thonin pse nuk u zhveshe, në fakt unë doja të zhvishesha me bikini me logon e Romës por nuk i gjeta dhe ndodhi kjo.

 

Aty isha me shoqet e mia. Po bënim një video-live, e dija që ishim live. Nuk e mendoj që do ta publikonin. Edhe italianët po më filmonin por kishte edhe të tjera aty që u zhveshën fare.”– tha ajo në “Shqipëria Live.”

 

Në lidhje me reagimet që mori në rrjet, Lindita tha se italianët janë mësuar me gjëra të tilla, madje e kanë komplimentuar. Por nuk ndodh e njejta gjë me familjarët e saj, pasi Lindita zbuloi se djemtë e saj nuk e kanë pritur aspak mirë veprimin që bëri, madje me njërin nga ata nuk ka më komunikim.

 

“Nuk është diçka ‘wow’, mua më kanë lagur edhe me shampanjë aty nuk e di nëse është filmuar. Më bënë të gjithë komplienta. Me familjarët kam pasur një problem shumë të madh. Çuni im i madh nuk e priti shumë mirë, as i vogli kuptohet por me atë u mora vesh. Me të madhin fare dhe nuk më flet më me gojë, sepse ndikohet nga komentet, i thonë “ja mami jot”.

 

I thonë “mami jot e paedukatë, zhvishet para të gjithëve.” Ai e merr më seriozisht se sa unë, po unë s’është se e kam shumë problem. Duke qenë se djali im është ndikuar shumë nga komentet nëse do ta ktheja kohën nuk do ta bëja më. Për momentin nuk më flet. I kam kërkuar ndjesë dhe i kërkoj prapë ndjesë.”– rrëfeu Lindita.

 

Vlen të theksohet se ish-konkurrentja e Për’puthen +40 është shumë aktive në “Instagram” ku numëron edhe 46 mijë ndjekës.

TE TJERA

spot_img