Grabitën bankën në Koplik, plas keq sherri mes autorëve në seancën gjyqësore

Seanca ndaj 3 të rinjve që dyshohet se janë autorët e grabitjes së bankës në Koplik, B.Gurra, A.Shaba dhe Ar.Shaba, është shoqëruar sot me tensione.

 

Mësohet se gjatë seancës, Bekim Gurra, i cili dyshohet si autori kryesor i grabitjes, nuk ka pranuar që të flasë, duke u përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës, Ndue Pjetra, i cili kërkoi pavlefshmërinë e akteve ndaj 22-vjeçarit, ku përfshihet edhe dëshmia e tij në polici që pranon dhe tregon gjithë ngjarjen, pasi pretendoi se është marrë në pyetje ende pa u kryer regjistrimi i procedimit penal nga prokuroria.

 

Ndërkohë, dy të dyshuarit e tjerë, A.Shaba dhe Ar.Shaba, kanë mohuar se ata janë pjesë e grabitjes së bankës në Koplik, madje gjatë seancës kanë debatuar me shtetasin B.Gurra, duke i thënë se përse “na ke përmendur ne dhe s’kemi qenë në atë grabitje me ty”. Në atë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke i larguar nga njëri-tjetri.

 

Ndërkohë, shtetasi B.Gurra ka shfaqur shenja pendese gjatë masës së sigurisë dhe pritet që të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të tregojë të vërtetën rreth kësaj grabitjeje të bakës në Koplik. Sipas dyshimeve, njëri prej vëllezërve të B.Gurraj, ka pasur një borxh prej afro 20 mijë euro dhe ka marrë kërcënime për jetën dhe në këtë mënyrë i vëllai i tij ka tentuar grabitjen e bankës për të shlyer borxhin e vëllait.

 

Gjatë seancave të tjera pritet që 22-vjeçari të japë dëshminë e tij edhe për gjykatën për të sqaruar se cili është versioni i tij përfundimtar rreth kësaj grabitjeje. Në fund të seancës, B.Gurra, A.Shaba dhe Ar.Shaba u lanë në qeli nga gjyqtarja Izabela Radovani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...