Denoncoi mjekun që rrezikoi jetën e burrit, por kërcënohet nga gruaja e doktorit

Më 24 Maj “Stop” ishte në Korçë për rastin e një pacienti, i cili ishte operuar dy herë nga kirurgu Nikolla Nunka, duke rrezikuar jetën.

 

Bashkëshortja e pacientit Besnik Shkëmbi tregoi për operacionin e apandesitit dhe më pas për atë të tëmthit.

 

Pas operimit të parë pacienti u rikthye në Spitalin e Korçës, ku iu nënshtrua operacionit të dytë, pas të cilit në vend që të përmirësohej, u përkeqësua.

 

Më pas Besnikun e sollën në Tiranë, ku u operua për herë të tretë nga kirurgu i Spitalit të Traumës Myftar Torba. Bashkëshortja e pacientit tregoi, se i shoqi u operua 3 herë për 37 ditë.

 

Por pas transmetimit, kjo e fundit sinjalizon në redaksinë e emisionit “Stop”, se ka marrë kërcënime nga gruaja e mjekut Nikolla Nunka.

 

Denoncuesja: Alo! Pas natës, që u transmetua Stopi, ditën e dytë, më ka marrë e shoqja e doktor Nikolla Nunkës, Dafina Nunka. Më ka shkruajtur në Viber fillimisht dhe këmbënguli, që të hapja telefonin. E hapa dhe iu përgjigja. I thashë: -Çfarë do? Dëgjo, tha, kam për të të shkatërruar jetën, do të hap gjyq, do të hedh në gjyq dhe do të paguash të gjitha ato, që ke bërë ti për tim shoq. Çfarë kam bërë? Atë, që bëre ti do ta marrësh vesh shumë shpejt, më tha mua, ama ruaju, se do të gjej, ku të jesh ti. E mbylla, vazhdoi shkruajti çfarë mundi dhe pastaj pushoi, por që vazhduan kërcënime dhe ofendimet nga më të ndryshmet, kur më ka marrë në telefon.

 

Gazetarja: Do bëni kallëzim për këtë?

 

Denoncuesja: Po normal se kam frikë, duhet të rri e kërcënuar. Plus, që mora dëmin, që s’ka më, të rri dhe e kërcënuar. Dua të bëj kallëzim dhe për këtë!

 

Gruaja ka lënë gjurmë në bisedën në Viber pasi ka thënë: Mos u mërzit sepse do të tregoj unë ty djersën e tim shoqi. Do ta shikosh ti sa mirë do përgjigjesh. Ne të shpëtuam burrin. Mos ki merak. Do të më shikosh, pa merak!/tvklan.al

 

TE TJERA

spot_img