Bien temperaturat deri në 26 gradë, por ja kur fillon sërish vapa ‘përvëluese’….

Vapa ka ardhur shumë herët këtë vit dhe fatmirësisht erdhi koha t’i fikim kondicionertët, për pak ditë.

 

Që nga dita e sotme, moti pritet të jetë i freskët krahasuar me të paktën dy javët e fundit që kaluam. Reshje presim gjatë pjesës së dytë të ditës.

 

Rebeshe afatshkurtra në veri dhe pjesëerisht në zonat qëndrore, shumë më pak në jug të vendit.

 

Temperaturat nga 11-31°C. Era do të jetë me shpejtësi mbi mesataren kryesisht në vijën bregdetare, por edhe në zonat kodrinore. Ndërkohë në det të hapur era do të jetë e fortë dhe me drejtim jugor gjatë gjithë ditës së sotme.

 

Edhe për tre ditët në vijim mbetemi në kushtet e motit të paqëndrueshëm, deri ditën e shtunë.

 

Kryesisht dita e enjte dhe e premte do të kenë rebeshe afatshkurtra në pjesën më të konsiderueshme të territorit shqiptar. Dita e shtunë pritet të ketë reshje kryesisht në skajin veri-lindje, por edhe në jug-lindje të trritorit.

 

Termometri zbret nga e enjta në të shtunë gradualisht. Mëngjesi do të shënojë deri në 8 gradë celcius në zonat e thella malore ndërsa maksimumi pritet që nesër të zbres në 28°C. Një rënie e termometrit e ndjeshme, shprehet meteorologia Tanja Porja.

 

26°C gjatë ditës së premte dhe nga e shtuna në vijimi fillon sërish të rriten gradualisht temperatura

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...