“Banditët vishen si gra” Befason gazetari i njohur: Në Shkodër po vepron një celulë tritoli

Shpërthimet me tritol në Shkodër ndaj efektivëve të policisë, kanë tërhequr vëmendjen e gazetarit të Elton Qyno.

Gazetari shkruan se në qytet po vepron një celulë tritoli e cila po terrorizon policët në kulmin e sezonit të “barit”.

“…Siç na i prishët parcelat, ashtu dhe ne po ju prishim pronën…”- është shprehja që përdor Qyno për këto ngjarje të njëpasnjëshme që po ndodhin në Shkodër. Ai përmend oficerët e policisë që kanë rënë pre e shpërthimeve, që nga Ndrek Rrasa, Sokol Pronit e deri te Pëllumb Vukaj.

Shkrimi i plotë:

Në Shkodër po vepron një celulë tritoli, që terrorizon policët dhe njerëzit e shtetit në kulmin e sezonit të “barit”. Ngjarjet e fundit, që janë regjistruar në qytetin e Shkodrës, kanë sjellë shumë përshtjellim mes radhëve të policisë, ku këto struktura jo vetëm kanë regjistruar viktima në rrugët e qytetit, por në 5 raste janë bërë objekt i sulmit me tritol nga anëtarë të Grupeve qe i fshihen drejtesise shqiptare.

Fillimi i sezonit të mbjedhjes në zonën e Dukagjinit, nga muaji Mars dhe Maj, kam përshtypjen e fortë se është bërë shkak për të vënë në zbatim një skemë të tillë. Policia gjatë kësaj periudhë por ende dhe sot ka marë një sërë operacionesh për shkatërimin e parcelave dhe gastrave të mbjedha me “mall”.

Dhe formula për kultivuesit që kanë humbur “mallin” e sapo mbjellë përkthehet me shprehjen:

“…Siç na i prishët parcelat, ashtu dhe ne po ju prishim pronën…”.

Të veshur si Gra, autorët e vendosjes së tritolit në banesat e makinat e policëve të Shkodrës, rezultojnë të jenë mjaft të përhapur ose mund të jetë një i vetëm, që i ka kryer ngjarjet e një pasnjëshme.

Sot në Shkodër, ashtu në si në Vlorën e vitit 2011-2013, ekziston një celulë e mirëfilltë tritoli, që po terorizon njerëzit e shtetit dhe policisë lokale.

Në një vend si Shkodra, terrori i zyrtarëve është me i fortë se “eleminimi”. Kjo pasi ata përkulen, japin dorëheqjen dhe largohen jashtë shtetit, ose refuzojnë të bëjnë detyrën.

Si dikur Julian Sinanaj me Ndiçim Gjokonën, të cilët ishin dyshja më trazavaçe dhe që vendosjen e tritolit e kthyen në një lojë rrutinë në rrugët e Vlorës, në të njëjtën situata jemi në Shkodrën e sotme. Punonjës të policisë që mundohen të bëjnë detyrën, janë vënë përpara me tritol tek dera e shtëpisë ose tek makina.

Dikur në 1997 apo 1998 sulmohej institucioni, komisariati apo drejtoria e Policisë, sot “ata” kane zgjedhur të veprojë, duke selektuar njerëzit, punonjësit, me qëllim trembur dhe tulatur në punën e tyre. Rasti i fundit ka qënë ai i dëmtimit të rëndë me tritol të shtëpisë dhe mjetit të Pëllumb Vukaj,oficer në Komisariatin e Shkodrës.

Ky rast ishte pasues i ngjarjes së ndodhur ndaj punonjësit të policisë Ndrek Rrasa dhe Sokol Pronit, që i shkatëruan automjetin dhe biznesin.

Për të gjithë ata që se dinë Pëllumb Vukaj, është oficerëi që gjatë periudhës Mars-Maj, ka asgjësuar qindra e mijëra fidanë “bari” të sapo mbjellë në zonën e Dukagjinit në Shkodër.Pëllumb Vukaj është oficeri që në 2018, gjatë operacionit “Dukagjini”, së bashku me klolegë të tjerë të policisë, asgjësuan mbi 150 mijë rrënjë dhe çuan në arrestimin e 90 personave, mes tyre punonjës të policisë, 4 kryepleq fshatrash që ishin natyralizuar në kultivues dhe trafikantë të tjerë të zonës.

Tani si ti bëjë këtë dëm policia kultivuesve dhe trafikantëv, të mos presim që ata ti shkojnë policit, me ndonjë tufë me lule apo pako llokume, në ambjentet e shtëpisë apo tek pronat e tyre.

Sigurisht që dhe kr imi, do futë në zbatim rrugët e tij të terrorit.

Ndaj, ju o drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ju, o Drejtuesit e Policisë së Qarqeve, mirë që nuk jeni në gjëndje ti zbardhni këto ngjarje te renda ndaj punonjësve të policisë, por të paktën merni masa dhe mbroni jetën e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...