Teksa ditën e sotme është mbajtur takimi mes liderëve të “Ballkanit të Hapur” në Ohër, kanë dalë edhe fotografitë e para nga takimi.
Në këtë takim marrin pjesë 5 shtete të Ballkanit Perëndimor.
Në darkën e shtruar, në një tavolinë janë parë Edi Rama, Aleksandër Vuçiq, Dimitar Kovaçevski, Dritan Abazoviq dhe Aleksandër Soros, djali i George Soros.
Në të njëjtën tavolinë ishte edhe përfaqësuesi i Bosnje e Hercegovinës, Zoran Telegtija.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka postuar fotot në rrjetin social Tëitter.
“Politika e së ardhmes është politika e pajtimit dhe e bashkëpunimit ekonomik!”, ka shkruar ai.
“Darka e punës e liderëve të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit të Iniciativës Open Balkan”, përfundoi ai.