“Po jua tregoj vetë para se ta shihni diku tjetër”/ Këngëtari i njohur publikon videon me modelen nga dhoma e hotelit…

Çfarë mund të jetë marketing më i mirë për një këngëtar se një vajzë seksi me të brendshme që ndodhet me të në një dhomë hoteli? Duket se grupi i PR të Malumës e di mirë këtë gjë.

 

Ylli kolumbian ka publikuar një video në Instagram ku shihet i shtrirë në krevatin e një dhome, ndërsa xhirimet i bën një modele e veshur me të brendshme. Vajza ecën nëpër dhomë duke filmuar fillimisht Malumën në gjumë, më pas e pozicionin telefonin sipër një komodine dhe heq këmishën që i mbulonte dhe aq pak trup për t’u shtrirë krah këngëtarit.

 

Fundi i videos zbehet (bëhet blur) dhe publikohet një datë “10 qershor”. “Po e publikoj këtu para se ta shihni diku tjetër,” – shkroi këngëtari krahas videos.

 

Maluma është në një lidhje me Susana Gómez.

 

Për të dashurën e Malumës ka shumë pak informacione pasi ajo nuk është personazh publik. Susan dhe Maluma janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku. Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.

 

“Faleminderit, Santa”, shkroi këngëtari në llogarinë e tij në Instagram krah një fotoje të paqartë ku shfaqej me Susan duke u puthur para pemës së Krishtlindjes.

 

Ndërsa Maluma gëzon famën dhe është në qendër të vëmendjes, Susana është një arkitekte nga Kolumbia që jeton larg botës së spektaklit. Gómez është e dashura e parë e autorit të hitit “Corazon” pas ndarjes së tij me modelen Natalia Barulich. E kur me fansat është treguar i rezervuar, gjërat duken shumë serioze në lidhjen e tyre. Maluma e ka prezantuar atë me familjen e tij dhe Susana është tashmë shumë shoqe me Marlli Arias, nëna e Malumës.

 

Ajo shkon për mrekulli edhe me motrën e këngëtarit, Manuela Londoño. Dhe nuk është mjaftuar vetëm me dashurinë e vjehrrës dhe të kunatës, Susana ka një marrëdhënie të mirë edhe me Yudi Arias, tezen e këngëtarit.

 

Tani që lidhja e tyre është konsoliduar goxha, mund të jetë thjesht çështje kohe që profilet e tyre në Instagram të mbushen me momentet e bukura që fansat e tyre i kanë pritur prej kohësh.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...