E papritur/ Dy fëmijët i turren dhe rrëzojnë në mes te skenës Alketa Vejsiun (video)

Moderatorja Alekta Vejsiu është përballur me një situatë gjatë emisionit të saj, të cilën e ka kaluar mjaft me sportivitet.

 

Në nisje të emisionit të përjavshëm “Në kurthin e Piter Pan”, që ajo drejton, dy nga fëmijët e përzgjedhur rrëzuan moderatoren.Amari dhe Roani u futën me shpejtësi duke e përqafuar Alketa Vejsiun e cila u rrëzua, por e mori me shumë humor të gjithë situatën duke iu bashkuar energjisë së fëmijëve.

 

“Më hodhët more uraganë të vegjël, mirë që s’më thyet takat. Apo punë e madhe fort. Kto takat kush i ka shpikur o Zot, që të duken gocat bukur, por nuk ka gjë më koti.”- tha ajo duke hequr më pas takat dhe duke u ulur këmbëkryq për të vijuar bisedën me fëmijët.

 

Nderkohe do të rikthehet shumë shpejt në Tv Klan spektakli që për një kohë të gjatë u ka munguar të gjithëve – “Dance ëith Me”. Programi më i famshëm i vallëzimit në Shqipëri, nga kërkesat e vazhdueshme të publikut, do të risjellë sërish entuziazëm në Tv Klan në edicionit e tij të shtatë.

 

Formatin, tashmë e njihni të gjithë sepse të gjithë janë gati të kërcejnë me VIP-at më të famshëm të Shqipërisë nën kujdesin e balerinëve profesionistë.Juria, pjesë e spektaklit do të ketë rol shumë të rëndësishëm edhe në këtë edicion për të vlerësuar VIP-at që kërcejnë në teatrin e Tv Klan javë pas jave.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...