Presidentit të Shqipërisë i vjedhin Facebook-un dhe e turpërojnë me komente./ “Hello my love” (foto)

Bajram Begaj do të jetë president i 8-të i Republikës së Shqipërisë, pasi u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota katër kundra dhe një abstenim. Zyrtarisht detyrën e kreut të shtetit ai e merr më 24 korrik 2022.

 

Por, menjëherë pasi u votua në Kuvend si kreu i ri i shtetit, në faqen e rrjetit social Facebook të Bajram Begajt janë vënë re disa komente të çuditshme që po bëjnë xhiron e rrjetit.Në postime të vjetra që mabjnë datën 29 Maj, në to ka kometuar një ditë më parë “profili” i Bajram Begajt me komente të shkurtëra “Hello?”, “Hi you?”, apo “Hello my love?”.

 

Dy prej tyre nuk janë përgjigje ndaj askujt, por janë komente të vetme në postime.“Hello my love”, presidentit të ri të Shqipërisë i vjedhin Facebook-un dhe e turpërojnë me komente

 

Këto komente janë bërë “screenshot” dhe po shpërndahen masivisht në rrjet. Duke qenë se komentet janë bërë menjëherë pasi ai mori votat e mazhorancës për t’u bërë president, kjo gjë është bërë qëllimisht për ta sulmuar.Nuk dihet nëse Bajram Begajt i kanë vjedhur faqen në rrjetet sociale, apo atë ja menaxhonte dikush tjetër dhe ka bërë këto komente.

 

Faqja me postime të Bajram Begajt është hapur para se ky i fundit të propozohej për president.Ende nuk ka një reagim nga presidenti i ri Bajram Begaj mbi këto komente, por presidenti ben mire te tregohet me i kujdesshem me rrjetet e tij sociale.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...