“Jemi mësu me pre damarët”, ish-i dashuri i Ronelës, komenton këngën e saj në Eurovizion

Këngëtari Donald Najtellari, i njohur si Young Zerka, ka folur për herë të parë për performancën e ish-të dashurës së tij, Ronela Hajati në Eurovizion.

 

Në një intervistë për “Mirage”, nder te tjera kengetari Young Zerka është pyetur se si i është dukur performanca e Ronelës në Eurovizion.

 

Këngëtari nuk ka preferuar të jap shumë detaje, por tha se i është bërë qejfi që një këngë e tillë shkoi në festivalin europian.

 

“Shumë mirë. Mu bë qejfi shumë sepse hera e parë që po shkon një këngë ritmike në Eurovision. Gjithmonë kemi shkuar me këngë “pre damarët”, i kemi pak qejf ne shqiptarët këto gjëra.

 

Secili ka opinionin e vet por mu bë shumë qejfi që pashë një këngë ritmike në Eurovision. -u shpreh Zerka, ndërsa nuk është ndalur për të folur për komentet e publikut ndaj Ronelës duke u shprehur që secili ka opinionet e veta.

 

Kujtojmë se mes dyshes, Ronelës dhe Young Zerka, thuhet se ka pasur një histori dashurie por që kurrë nuk u pranua publikisht nga asnjëra palë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...