Dy vëllezërit shqiptar ‘luftë’ me policët, bëhen tapë dhe thyejnë çfarë iu del para

Dy vëllezër pogradecarë janë arrestuar mbrëmjen e kaluar nga policia pasi në gjendje të dehur kanë kundërshtuar policinë dhe kanë dëmtuar disa orendi.

 

Mësohet se Arsen Muço, 27 vjeç pasi ka pirë, ka fyer dhe ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit, të cilët ishin duke patrulluar në lagjen nr.1 të qytetit. Kur është shoqëruar për në Komisariat ai ka kundërshtuar policinë por menjëherë në ndihmë i ka shkuar vëllai i tij Erton Muço, 33 vjeç.

 

Ky i fundit në gjendje të dehur ka thyer derën e Komisariatit dhe pasi ka hyrë brenda bashkë me vëllain e tij kanë thyer karrige dhe tavolina brenda ambienteve të policisë.

 

Njoftimi i policisë Pogradec:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, nuk iu bindën urdhrit të tyre, dëmtuan portën kryesore të Komisariatit të Policisë Pogradec dhe disa orendi në dhomat e shoqërimit, vihen në pranga 2 vëllezër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. M., 27 vjeç dhe E. M., 33 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

 

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. M., duke qenë në gjendje të dehur, ka fyer dhe ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit, të cilët ishin duke patrulluar në këtë zonë. Në momentin kur punonjësit e Policisë do ta shoqëronin shtetasin A. M. për në Komisariat, ai i ka kundërshtuar ata me dhunë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

 

Më pas, përpara ambienteve të Komisariatit ka ardhur vëllai i tij, shtetasi E. M., i cili gjithashtu në gjendje të dehur, ka dëmtuar portën hyrëse të Komisariatit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, dhe në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. M., kanë dëmtuar orendi të tjera (tavolina dhe karrige) në dhomat e shoqërimit.

 

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...