Olti Curri e uron Beniadën për ditëlindjen me foton e Megi Pojanit, modelja e lë gojëhapur me përgjigjen që i ktheu

Olti Curri nuk i humbet thashethemet e showbizit dhe sot ka ngacmuar në rrjetet e tij sociale Beniada Nishanin dhe Megi Pojanin që janë përfolur për një marrëdhënie të tensionuar.

 

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” feston sot ditëlindjen dhe ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit. Edhe blogeri e ka uruar në Instagram por me një foto ku pozon me Megin, nisur pikërisht nga lajmet e fundit. “Gëzuar ditëlindjen!”- shkroi ai duke etiketuar Beniadën.Olti Curri e uron Beniadën për ditëlindjen me foton e Megi Pojanit, modelja e lë gojëhapur me përgjigjen që i ktheuMirëpo, nëse po priste një reagim funny ose nga ata tipikët të modeles, Olti u surprizua.

 

Beniada i ka dërguar një mesazh zanor ku i thotë: “Zemër faleminderit shumë. Je shumë i ëmbël. Kur do takohemi?” Teksa ka ndarë me ndjekësit mesazhin e saj Olti shkruan: “Jam i sigurt se as e ka parë foton fare. Të dua”.Olti Curri e uron Beniadën për ditëlindjen me foton e Megi Pojanit, modelja e lë gojëhapur me përgjigjen që i ktheu

 

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme dy vajzat do bëjnë daljen e parë publike bashkë pasi janë të ftuara në “Më lër të flas” ku pritet të sqarojnë çdo gjë rreth marrëdhënies së tyre.Megi tha para pak ditësh në “Goca dhe Gra” se ato kanë një marrëdhënie shumë korrekte dhe se nuk kanë patur mundësi të kalojnë kohë bashkë jashtë programit sepse është shumë e zënë.

 

“Unë Beniadën nuk e kam njohur më përpara. Kemi një marrëdhënie shumë korrekte dhe unë jam një njeri le të themi vij me vonesë në xhirime, ulem direkt te karrigia ime vë mikrofonin dhe nuk kam kohë, vetëm si je, mirë. Vazhdoj, mbaroj dhe iki me vrap se aty është ftohtë dhe unë dua të iki të futem në ngrohtësinë e shtëpisë sime,”– është shprehur Megi.

 

 

 

TE TJERA

spot_img