Pjastra eshte faktori kryesor i demtimit dhe djegjes se flokeve edhe pse mund te themi qe eshte nje nder menyrat me te mira qe perdorim per ti mbajtur floket te shtrire.
Perdorimi i pjasterit ne floke me nje nxehtesi te larte jo vetem qe i djeg ato me kalimin e kohes, por edhe krijon maja te dyfishta.
Por sot do ju tregojme disa menyra te tjera te cilat do ju ndihmojne ne drejtimin e flokeve pa i demtuar aspak ato.
Gjeja e pare qe duhet te beni eshte te perdorni shampon dhe balsamin posacerisht per floke te drejte.
Pas larjes se flokeve duhet qe t’i thani me nje peshqir te bute.
Mos e perdorni tharesen kur floket jane qull ne uje por perdoreni ate pasi ti thani mire me peshqir dhe keshtu floket do qendrojne te drejta.
BONUS:
Qumeshti i kokosit dhe lengu i limonit jane perberesit me te mire per te drejtuar floket pa shume shpenzime, pa i demtuar dhe per rezultate te shkelqyera.
Merrni nje ene dhe perzieni 2 luge çaji vaj ulliri , 3 luge çaji miell misri , 1 filxhan çaji qumesht kokosi dhe lengun e nje limoni.
Perzierjen e krijuar aplikojeni ne floke per 1-2 ore dhe mbeshtillini floket me qese plastike dhe peshqir. Me pas lani floket me shampo si zakonisht.