Zaimina Vasjari i gjen burrin e “katërt” Çiljeta Xhilagës/ Këngëtarja reagon në Instagramin e saj: Aman moj, mu shtofshin…(FOTO)

Një qershori sot duket se ka bërë bashkë edhe mamatë e famshme.

 

Çiljeta Xhilaga ka vendosur që së bashku me fëmijët, Fernandon dhe djalin e Albanit, t’i bashkohet festës së organizuar nga Zaimina Vasjari në shtëpinë e saj.

 

Vasjari në ditën e fëmijëve ka vendosur të zbukurojë oborrin rreth pishinës së saj, duke ftuar mikeshat me fëmijët për të gëzuar së bashku festën e tyre.

 

Ndër të pranishmet ka qenë edhe këngëtarja Xhilaga. Të shumta ishin postimet e Zaiminës nga festa, por çfarë ra në sy më shumë ishte fotoja e ëmbël e Çiljetës me djalin e saj.

 

“Po të shtoj edhe një burrë të katërt,”-shkruan Zaimina krahas fotos. Duke iu referuar kështu tre “burrave” momental në jetën e Çiljetës, djalit të saj, Fernandos, partnerit, Albanit dhe djalit të tij të vogël.

 

Këtë foto e ka ripostuar më pas edhe këngëtarja në instagramin e saj, dhe reagimi ka qenë shumë i embël.

 

“Mu shtofshin edhe 10 burra si ky cuci jot, aman moj çfarë dashurie,”- ka qenë komenti i Çilijetës.

 

Ju kujtojmë që një javë më parë Xhilaga ka ndarë një foto të veçantë me Fernandon dhe djalin e partnerit të saj. Ndonëse dyshja bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej vitesh, ishte hera e parë që ajo shfaqet krah djalit të Albanit, në rrjetet sociale. Kjo foto konfirmoi raportin e mirë që ka ndërtuar Çilijeta me djalin e futbollistit.

 

“Me djemtë e mi,”- ka qenë përshkrimi që këngëtarja i ka bërë postimit.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...