Uaaa, po pse kështu këta…! Kurorën me lule të Lul Bashës e heqin nga arkivoli i Nishanit (video)

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u përcoll për në banesën e fundit në një ceremoni shtetërore të organizuar në presidencë.

 

Ai ndërroi jetë ditën e shtunë në një spital provat në gjermani, pasi vuante prej kohësh nga mëlcia, që ishte acaruar më shumë si pasojë e Covidit.

 

Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, ka munguar sot në ceremoninë e lamtumirës për presidentin Bujar Nishani. Basha ka dërguar në Presidencë një kurorë me lule.

 

Në videon e mëposhtme duket momenti kur një person i vendos lulet pranë arkivolit të Bujar Nishanit, me shirit me emrin e Lulzim Bashës. Ky i fundit ndodhet jashtë vendit dhe në këto kushte ka nisur lule.

 

Por pak sekonda më vonë, kurora me lule e ish-kryetarit të PD largohet nga salla. Nuk dihet nëse familja ka urdhëruar ashtu, apo ky vendim është marrë nga vetë stafi i Presidencës që ka organizuar ceremoninë.

 

Presidenti Bujar Nishani u përcoll sot për në banesën e fundit dhe në homazhet për të kanë marrë pjesë sot politikanë nga Shqipëria por dhe nga vendet e rajonit. Në Presidencë kanë shkuar dhe politikanët socialistë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...