Rama merr çmimin prestigjioz në New York. Qytetarja afgane: Është heroi ynë!

Kryeministri Edi Rama ka marrë çmimin prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award” gjatë qëndrimit të tij në New York.

Në një darkë zyrtare, Presidentja e Sesame Workshop, Sherrie Westin, e vlerësoi Kryeministrin Rama për mikpritjen e qytetarëve afganë.

Kreu i qeverisë tha se është një nder i madh marrja e këtij, çmimi megjithatë shtoi se “nuk arrin ende të bëjë paqe me faktin që ajo çka duhej të ishte rregulli është përjashtim”.

“Më duhet t’ju them duke qenë se jemi këtu pas dyerve të mbyllura dhe nuk na dëgjon kurrkush se ajo çfarë ndjeva përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: Turp”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shpjegoi para të ftuarve se pse Shqipëria e mori këtë vendim. Rama tha se vendimi për mikpritjen e afganëve u bë për nder të traditës së vendit tonë, të historisë sonë si refugjatë dhe për fëmijët tanë.

Shembulli më konkret i mikpritjes ishte artisja afgane Mansoura, e cila në fjalimin e saj, falenderoi Kryeministrin Rama.

“Faleminderit zoti Rama që na mirëpritët në Shqipëri me krahëhapur. Nuk do mundemi kurrë ta falenderojmë mjaftueshëm për atë që ka bërë për ne. Për shkak të tij, ne kemi një të ardhme që fëmijët tanë kanë tani dhe askush nuk e meriton më shumë se ai. Dhe mund të them me vendosmëri se ai është heroi ynë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë takim nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...