Kaloi me sukses Vetting-un, prokurori nuk duron dhe e feston duke puthur në buzë partneren

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Seanca të tilla më shumë kanë sjellë zhgënjim. Prokurori i Krujës, Florian Bonjaku është rikonfirmuar në detyrën e tij pas kalimit të vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

Bonjaku rezultoi se kishte figurë të pastër, ndërasa në momentin e komunikimit të vendimit ai nuk mundi ta përmbante gëzimin.

 

Ai ka nxituar drejt bashkëshortes së tij që ishte e pranishme në sallë duke shkëmbyer puthje e përqafime, edhe pse në sallë kishte kamera.

 

Edhe pse në prani të kamerave, partnerja e tij nuk ka nguruar që ta urojë për këtë vendim.Kujtojmë se ditën e sotme edhe prokurorja Alma Bramo ka kaluar vettingun.

 

Zakonisht shumica e prokurorëve dalin me kokën ulur nga kjo sallë pasi nuk e kalojnë provën sepse nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre në rastin më të zakonshëm.

 

Urojmë që të ketë edhe prokurorë të tjerë si Bonjaku dhe zonja Bramo, dhe në rast se dalin të ndershëm, mund të puthen e të përqafohen pa pikën e problemit. Njerëz të tillë të pastër i duhen sistemit tonë të drejtësisë.

TE TJERA