Zyrtarisht në verë, meteorologia zbulon si do të jetë 10 ditëshi i parë i qershorit: Kur temperaturat arrijnë kulmin

Sot, zyrtraisht jemi në ditën e parë të verës dhe temperaturat janë tipike të verës. Nga 9-19 gradë celcius janë vlerat minimale në territorin shqiptar, ndërkohë në orët e mesditës temperaturat maksimale priten 25-33 gradë celcius.

 

Përjashtim këtu bën vetëm zona e Kukësit ku pritet një maksimum prej 28 gradë celcius.

 

Në tre ditët në vijim temperaturat pritet të ngjiten deri në 36 gradë celcius ku do të jenë të pranishme edhe vranësirat. Këto të fundit theksohen ditën e shtunë ku nuk do të mungojnë edhe momente me reshje shiu.

 

10 ditëshi i parë i muajit qershor paraqitet mjaft i nxehtë dhe me temperatura të larta. Kryesisht mot i kthjellët dhe më pas kemi jo vetëm freskim të motit për një periudhë 5-6 ditore, por edhe prezencë të herë pas hershme të reshjeve në territor, njofton meteorologia Tanja Porja.

 

Të paktën deri në datën 8 qershor, temperaturat priten të jenë shumë të larta. Maksimumi pritet nga dita e shtunë deri të hënën tjetër. Pas datës 9 kemi një freski të motit për disa ditë.

TE TJERA