Ermal Mamaqin ndër vite e kemi parë në dimensione të ndryshme. Ai ka qenë aktor humori, këngëtar, aktor dhe moderator e së fundmi është shndërruar në një folës motivues për njerëzit.
Për festën e 1 qershorit, ai ka publikuar një video ku i drejtohet mësueses së klasës së parë, që i tërhiqte vëmendjen pasi nuk ishte mirë me mësime.
Ermal Mamaqi thotë se ai tashmë ka 200 punëtorë, 9 kompani dhe i mëson njerëzve si të bëjnë sukses pikërisht duke mos dëgjuar njerëz ai jo, mësuesja e 8-vjecares.
Ermali ka hequr dorë nga karriera në televizion, ku për vite ka qenë pjesë e mediave të ndryshme qoftë si aktor humor, qoftë si moderator dhe autor i emisioneve të tij mjaft të suksesshme.
Vitet e fundit, Mamaqi ka filluar të bëjë trajnime për të mësuar njerëzit si të bëhen të suksesshëm dhe si t’i zhvillojnë në praktikë idetë e tyre.
Gjithashtu, Ermalin e kemi parë dhe në botën e kinematografisë ku ka sjellë 3 filma deri tani që janë pritur mjaft mirë nga publiku.