Alo policia, ky djali ka armë! Si u kap shkodrani me “hekur” në Tiranë, detaji te pistoleta (Video)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës me armë në brez teksa lëvizte në zonën e “Komunës së Parisit”.

 

Blutë bëjnë me dije se ata janë njoftuar nga një qytetar në mënyrë anonime nga një qytetar, sipas të cilit i riu lëvizte me armë në qytet.

 

Pasi kanë shkuar në vendin e njoftuar nga qytetari, policët kanë pikasur të riun që u fut me shpejtësi në një taksi me qëllim largimin ngë aty, por efektivët e kanë ndaluar duke i kapur edhe armën që mbante me vete.

 

Bëhet fjalë për një pistoletë tip “Beretta” e zbukuruar në lule në pjesën e dorezës. Tashmë i riu duhet të japë llogari për akuzën “armbëjtje pa leje”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...