Ikona e muzikës shqiptare zbulon se ka humbur dëgjimin si pasojë e këngës, bën premtimin prekës!

Sabri Fejzullahu konsiderohet një nga legjendat e muzikës shqiptare, i cili prej afro 6 dekadash argëton publikun e të gjitha moshave dhe vazhdon të jetë shumë aktiv me koncerte e mbrëmje muzikore.

I ftuar së fundmi në emisionin “Libero” Fejzullahu ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta e tij private dhe karriera muzikore.

Madje, ai në këtë intervistë zbuloi një problem që i erdhi si rezultat i muzikës, teksa shtoi se edhe po të humbte komplet dëgjimin dhe shikimin nuk mundet ta linte këngën asnjëherë.

“57 vite duke këndua, më janë shurdhu, doktor Arbeni më ka thënë tonet e larta po funksionojnë pak pak, bas-bina tu ka shurdhu, veshi i majtë krejt, i djathti pak , domethënë tërë jetën krejt shurdhona edhe krejt qorrona nuk shoh, nuk mundem me lan këngën asnjëherë”, u shpreh Sabri Fejzullahu.

Ditë më parë, Fejzullahu njoftoi se do të rikthehet me një rol për të parën herë pas afro 30 vjetësh.

Lajmin se do t’i kthehet aktrimit e kishte bërë të ditur vetë këngëtari, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...