Topalli mes emrave në Kryesinë e PD, reagon Desada Metaj: Që të zgjidhesh në Kryesi duhet të mos rezultosh kryetare e një partie tjetër

Gazetarja dhe anëtarja e AMA, Desada Metaj ka reaguar pasi ditën e djeshme u zgjodh Kryesia e re e Partinë Demokratike.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se ka dy kushte që të zgjidhesh në kryesinë e një partie politike.

 

Sipas saj duhet të mos kesh qenë kryetare e një partie tjetër si dhe të jesh anëtare e partisë që të zgjidhesh në Kryesi.

 

Kjo deklaratë e saj duket se vë në shënjestër Jozefina Topallin, pasi ka qenë kjo e fundit e cila ditën e djeshme u zgjodh anëtare e Kryesisë së PD-së, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit u fut në garë me partinë “Lëvizja për Ndryshim”, ku ishte edhe kryetare e kësaj partie.

 

“Të paktën dy arsye ligjore janë kusht që të zgjidhesh në kryesinë e një partie politike:

 

Zyrtarisht (pra në gjykatën e faktit) mos të rezultosh kryetare e një partie tjetër.

 

2- Të jesh po zyrtarisht anëtare e partisë që të ka zgjedhur në kryesi.

 

Por meqë kjo vlen për një vend normal më mirë mos ta kisha thënë më zë të lartë se dukem unë më qesharake se disa që po festojnë sot fitoren mbi regjimin e Edi Ramës”, shkruan Metaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...