“Pashë hatrin e Zotit mos vish të martën ndonjë rrobë me simbolet e Vllaznisë”, ironia e Ismet Drishtit me Ramën pas finales së Champions…

Mbrëmjen e kaluar u luajt akti final i Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Liverpool. Kupa u ngrit lart si fitues nga Real Madrid, ndërsa në rrjete sociale kanë nisur memet.

Në disa foto, nga tifozë anglezë, kryeministri Edi Rama konsiderohet si “ters”. Kjo, pasi në disa foto në rrjete sociale, ai shfaqet me një xhup me stemën e Liverpool.

Në këtë linjë, nuk ka munguar as ironia e Ismet Drishtit, regjisor dhe pronar i “Zjarr Televizion” ku në profilin e tij në ‘Facebook’, Drishti shkruan:

”Pashë hatrin e zotit mos vish të martën ndonjë rrobë me simbolet e Vllaznisë se kemi finalen e kupës me Laçin! Ose më mirë vish fanellën e Laçit!”.

Me humorin që e karakterizon, Drishti druhet se mos Rama kthehet edhe në një lloj tersi për Vllazninë, duke ditur se ndeshja e Kupës është vendimtare për kuqeblutë. Megjithatë nuk ka vend për panik, Rama asnjëherë nuk është shfaqur si tifoz i Shkodrës, as në sport.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...