Miqtë bëhen bashkë për të plotësuar amanetin e prindërve, por mësojnë për vdekjen e…

Pas 40 vjetësh, miqtë e ngushtë të fëmijërisë gjejnë njëri-tjetrin.

Engjëllushja, e cila ishte nismëtarja e këtij ritakimi, mundi ta çonte në vend amanetin e babait të saj për të ruajtur miqësinë me fëmijët e shokëve të tij të ushtrisë.

Koha e gjatë që ka kaluar i ka bërë atë dhe Tefikun me pamje ndryshe nga ç’mbajnë mend njëri-tjetrin, por iu ka ruajtur kujtimet e respektin. Kërkesën e shoqes së tij në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Tefiku e pranon pa hezitimin më të vogël.

Unë jam goca e madhe e Ndriçim Abdihoxhës. Përpara se babi të ndërronte jetë, na ka lënë një amanet.

Miqësinë që kanë pasur ata, domethënë xhaxhi metka me xhaxhi Thimin dhe fëmijët, sigurisht, ta vazhdojmë ne. Vërtet jemi shkëputur shumë, vërtet kërkoj ndjesë sepse ashtu na erdhën problemet, megjithatë unë në këtë familje të madhe, unë dua që ne vërtet ta vazhdojmë miqësinë që kishin prindërit tanë.

“Patjetër. Kur kam qenë student kam shkuar shpeshherë te shtëpia e xhaxhi Çimit”, kujton Tefiku.

Por ndërsa stafi i programit mundi të gjente Tefikun, copëza që mungon e formueses është Klementina, shoqja tjetër e tyre. Lajmi se fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë një vit më parë, trondit thellë Engjëllushen dhe Tefikun.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...