“Hipëm në taksi dhe u nisëm”, shoku i besuar i të dashurit e rrëmbeu për në Itali

Historia e Valbonës, e cila ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty”, nis 26 vite më parë, në Elbasan, kur në vitin e fundit të gjimnazit u njoh me një djalë.

 

E rritur me dashuri, e lumtur dhe në hapat e parë të një lidhjeje, ajo ndihej plot shpresa për të ardhmen, tregon për programin “E diela shqiptare” në Tv Klan. Kjo vazhdoi deri në ditën kur ndryshoi gjithçka dhe jeta e saj do të kthehej përmbys brenda një taksie.

 

Valbona: Në vitin ‘96, isha maturante, njoha një djalë që ishte kthyer nga Italia dhe ishim shumë të lidhur në kuptimin që u pëlqyem sapo u pamë.

 

Ardit Gjebrea: Shpirtëror? Asgjë fizike?

 

Valbona: Asgjë fare. Ai me kalimin e kohës, ditëve, më njohu me një shokun e vet të ngushtë dhe më thotë “mund të flasësh me të hapur pa problem sepse ky është një person shumë i dashur për mua dhe nuk mund të bëjë keq” dhe unë i besoja të gjitha fjalëve të tij si një e dashuruar për herë të parë dhe kjo vazhdoi gati një muaj, një muaj e gjysmë, jo më tepër. Një ditë pasi kthehesha nga kisha sepse shkoja çdo mëngjes në kishë për meshën, po shkoja në shkollë, ishte ora 7:30 e mëngjesit, e nisja shkollën në 8:00. Rrugës më ndalon shoku i tij dhe më thotë “i fejuari yt është në Itali dhe po na pret”. I thashë “ai nuk më ka thënë asgjë”, “epo më tha mua që të marr dhe ne të dy të nisemi që tani në këtë moment dhe të nisemi atje”, tha.

 

Ardit Gjebrea: Ti e kishe biseduar me shtëpinë?

 

Valbona: Absolutisht fare.

 

Ardit Gjebrea: Shtëpia e dinte ekzistencën e këtij djali?

 

Valbona: Dinte thjesht që mua më pëlqente një djalë por se kush ishte, nuk dinte, nuk e njihte. Thashë “gjëja e parë që do të bëj do të iki në shtëpi, duhet të lajmëroj patjetër, nuk mund të nisem pa thënë gjë”. Ai thotë “po, por rruga është shumë e gjatë dhe nuk mund të vonohemi”. Unë aty, nuk e di, pata një moment humbjeje dhe më thotë “ne duhet të nisemi urgjentisht sepse nisen gomonet dhe ne nuk mund të arrijmë me vonesë. Por unë të premtoj që ti do t’i lajmërosh prindërit e tu”, “okej” i thashë, “nëse ti më premton këtë” dhe unë duke menduar gjithmonë të fejuarin tim që më thotë të kesh besim te ky person, i besova vërtet.

 

Në atë moment më thotë të hipim në një taksi që ishte aty buzë rruge dhe nisemi. Kur hipa në taksi prapa, ky hipën përpara, takoj një djalë tjetër aty brenda, ishte aty dhe ky më thotë “të prezantoj me një shokun tim dhe nëse na pyesin rrugës, po na ndaluan, do thuash që jeni të fejuar. I thashë “unë nuk e njoh, nuk ka gjë, rëndësi ka që për policinë ose dikë që na ndalon të thuhet kjo”, tha. “Okej”, i thashë./tvklan.al

Horoskopi ditor, ja cfare i pret shenjat e zodiakut kete te diele…

Horoskopi ditor, e diel 4 dhjetor 2022.   Dashi: Për shkak të pranisë së Hënës tek Dashi, do të ndiheni të relaksuar. Puna juaj e palodhur do...

‘Më çanë lëkurën e thonjtë, gruan e mbështetën pas muri’! Robert Aliaj tregon si u masakrua nga efektivët në 1991-shin

Artisti Robert Aliaj Dragot ka treguar një prej historive më të dhimbshme të jetës së tij. Në një rrëfim në emisionin “S’e luan topi”,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME