FOTO/ Pasi Semi u përfol për një lidhje të re, Bojken Lako bën publike të dashurën?

Kanautori Bojken Lako duket se ka nisur një lidhje të re dhe ka lënë pas historinë me Semi Jaupajn.

 

Dyshimet u ngritën pasi Bojkeni ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet duke mbajtur dorën e një vajze. Edhe pse artisti nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka vendosur të na thotë se është duke jetuar një lidhje dashurie. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion se kush është vajza në fjalë dhe nëse është figurë publike apo jo.

 

Vitin që lamë pas Semi konfirmoi ndarjen nga Bojken Lako duke treguar se kanë mbetur miq të mirë. Ajo ka pohuar se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se janë njohur kur ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Ndër të tjera, këngëtarja ka pohuar se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin, kjo për vetë faktin se ata kishin plot 8 vite dhe kur i dhanë fund mes tyre ishin të sigurt për atë që po bënin.

 

Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç. Megjithatë, romancën mes tyre të dy kanë preferuar ta ruajnë me fanatizëm dhe të mos ndajnë shumë detaje me publikun. Rreth dy vite më parë, Bojkeni rrëfeu në një intervistë planet e tyre për martesë, ku u shpreh se do bëjnë një dasmë të çuditshme dhe ndryshe nga ceremonitë e tjera. E në fakt, ky plan nuk u realizua kurrë, teksa nuk dihet ende arsyeja që ka çuar çiftin në marrjen e këtij vendimi.

 

Që pas ndarjes nga artisti, Semi nuk ka bërë asnjëherë asnjë postim në rrjetet sociale krah tij, megjithatë këngëtarja shpesh ka shprehur edhe kur ishte në ‘Big Brother’ se ajo dhe Bojken Lako ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore. Këtë gjë e ka konfirmuar përsëri vetë Semi, e cila para disa javësh ka postuar në Instastory një video, ku shihet se është nën shoqërinë e ish-partnerit të saj. “Shoku im më i mirë i jetës”– shkroi Semi krahas videos.

 

Ndërkohë së fundmi të shumta kanë qenë zërat se Semi Jaupaj dhe këngëtari nga Kosova, Ron Zaiti janë në një lidhje. Këto aludime kanë ardhur fiks pas publikimit të videoklipit të këngës së tyre më te re “All your Lovin” ku shfaqen tejet të afërt me njëri-tjetrin.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...