Zgjidhet Kryesia e re e PD: Jozefina Topalli mes 6-të grave fituese, më i votuari nga demokratët Belind Këlliçi

Partia Demokratike ka zgjedhur sot 20 anëtarët e rinj të Kryesisë. Mësohet se gjashtë emra do të jenë gra të kësaj force politike dhe 14 anëtarët e tjerë meshkuj.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe procesi i votimit kanë nisur në orën 11.00, të kësaj të shtune 28 Maj. Kanë qenë 47 emra që kanë garuar për 20 vende në institucionin më të lartë të PD, nga të cilat 6 janë gra dhe 14 burra.

Kandidati më i votuar nga meshkujt ka qenë deputeti Belind Këlliçi, me 192 vota, dhe nga gratë ka qenë Fatbardha Kadiu, me 141 vota. Brenda javës që vjen, do të zgjidhen Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe nënkryetarët e kësaj force politike.

Gjashtë gratë që do të jenë në Kryesinë e PD-së:

Fatbardha Kadiu – 141 vota
Ina Zhupa – 126 vota

Jozefina Topalli – 118 vota
Edith Harxhi – 85 vota
Mimoza Hajdarmataj – 78 vota
Eleina Qirici – 75 vota
20 anetaret e rinj te PD, 6 gra dhe 14 meshkuj

14 anëtarët e tjerë të Kryesisë së PD:

Belind Këlliçi – 192 vota
Flamur Noka – 166 vota
Oerd Bylykbashi – 148 vota

Ervin Minarolli – 137 vota
Luçiano Boçi – 128 vota
Agron Shehaj – 123 vota
Luan Baçi – 121 vota
Grigels Muçollari – 116 vota

Gent Strazimiri – 100 vota

Enno Bozdo – 96 vota
Keltis Kruja – 91 vota
Arben Ristani – 90 vota
Aldo Bumçi – 89 vota
Florion Mima – 88 vota

TE TJERA

spot_img