Si ndihet për lajmin e bashkimit të Borës dhe Donaldit? “Zbërthehet” Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur rreth lajmit të bashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.

 

Teksa mbrëmjen e djeshme ajo ka marrë pjesë në “Netët e klipit shqiptar”, ka folur edhe nëse ka qenë e mërzitur rreth lajmeve të ribashkimit të Donaldit dhe Borës.

 

Beatrix është shprehur se nuk e kanë mërzitur lajmet, pasi nuk i ka ndjekur, sepse sipas saj ka qenë shumë e zënë.

 

“Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë sepse nuk kam pasur kohë”, është shprehur Beatrix.

 

Ajo ka folur pak më shumë edhe për veten e saj, duke thënë se është më e angazhuar se kurrë.

 

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I kam lënë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë dhe më e angazhuar se kurrë me shumë projekte”, u shpreh ajo.

 

Kujtojmë se Beatrix, që prej marrjes pjesë në Big Brother VIP dhe lidhjes me aktorin Donald Veshaj, vijon të marrë vëmendje prej ndjekësave të saj.

TE TJERA